LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami ia tregon vendin Zaevit, bëhet me grup parlamentarë

Deputetët e Lëvizjes BESA në Parlamentin e Maqedonisë tani e tutje do të funksionojnë si grup deputetësh ndaras nga grupi parlamentar i koalicionit “Mundemi”, me të cilët ishin në koalicion parazgjedhor.

Deputetët e Lëvizjes BESA tani e kanë njoftuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se do të veprojnë si grup i deputetëve në siglën e Lëvizjes BESA.

“Ju informojmë se deputetët e Lëvizjes BESA, të cilët deri më tani kanë vepruar në kuadër të grupit parlamentar të koalicionit ‘Mundemi’, prej tani e tutje do të veprojnë si grup i deputetëve të Lëvizjes BESA”, shkruan në letrën e dërguar nga deputetët e Lëvizjes BESA më 14 shtator në adresë të kabinetit të kryetari të Parlamentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close