LajmeMaqedoniTopLajm

Bilall Kasami ia pret biletën Fatmir Limanit, nuk do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër pesë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin “OnTime” në  Tv KOHA ka theksuar se ai do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër gjashtë, Izet Mexhiti në njësinë zgjedhote numër një, Afrim Gashi në njësinë zgjedhore numër dy, ndërsa në njësinë zgjedhore numër 5 bartës do të jetë nga radhët e Arben Taravarit që jozyrtarisht flitet për Garip Kabën ose Syreja Rashitin, shkruan Top24

Ajo që ra në sy është eleminimi i Fatmir Limanit nga mundësia e bartësit të listës në njësinë zgjedhore numër pesë. Ndërsa në opinion flitet edhe për tensione mes strukturave të Lëvizjes Besa dhe Fatmir Limanit pas këtij vendimi. Nuk dihet nëse Limanit i është premtuar diçka tjetër për të mos e shfaqur pakënaqësinë e tij, por një e vërtetë është se Fatmir Limani ishte një nga drejtorët e BDI-së për disa mandate.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close