LajmeRajon

BIK mbështet marshin më 17 shkurt në përkrahje të çlirimtarëve në Hagë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka njoftuar se do ta mbështesin marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë.

Në deklaratën e Kryesisë së BIK-ut, gjyqi në Hagë konsiderohet një proces me prapavijë politike që sipas tyre synon të atakojë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për popullin e Kosovës, UÇK-ja mbetet vlera më sublime, e mishëruar me lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin e vendit tonë,” thuhet në deklaratë.

Kryesia gjithashtu ka vendosur që hytbeja e xhumasë, më 13 shkurt, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të fokusohet në Ditën e Pavarësisë së vendit dhe të përmbajë mesazhe përkrahëse për luftëtarët e lirisë.

BIK mbështet gjithashtu deklaratën e Myftiut Naim ef. Tërnava kundër kërkesës së prokurores së Dhomave të Specializuara për dënimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Kryesia fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues, duke shprehur besimin se drejtësia do të fitojë dhe se çlirimtarët do të lirohen.” 

Related Articles

Back to top button
Close
Close