BotaLajme

Biden pret sot liderët e Finlandës dhe Suedisë

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me Presidentin e Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson në Uashington të enjten për të diskutuar aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO.

SHBA po mbështet përpjekjet e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën e mbrojtjes perëndimore. Nëse ata ia dalin, NATO do të rritet në 32 anëtarë.

Dy vendet nordike aplikuan në një kohë kur ofensiva ruse në Ukrainë vijon. Kremlini paralajmëroi se kjo lëvizje nuk do të sillte stabilitet në Europë. Finlanda ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë.

Ndërkohë, kundër aplikimit për t’u bërë pjesë e NATO-s është shprehur Turqia, që i akuzon të dyja shtetet se strehojnë ekstremistë antiturq.

Por Britania e Madhe dhe disa vende të tjera të NATO-s i kanë ofruar garanci sigurie Finlandës dhe Suedisë, ndërkohë që aplikimet e tyre shqyrtohen, duke u zotuar t’i ndihmojnë në rast se përballen me agresion.

“Unë mirëpres dhe mbështes fuqishëm aplikimet historike nga Finlanda dhe Suedia për anëtarësim në NATO”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën

Related Articles

Back to top button
Close
Close