LajmeMaqedoniTopLajm

Bexheti: Edhe një vendim skandaloz nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut!

Sekretari organizativ i BDI-së dhe deputeti i Blerim Bexheti përmes një postimi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese  duke e quajtur këtë një vendim skandaloz, shkruan Top24

Sot kjo gjykatë e vetëquajtur “kushtetuese”, në fakt tani më është shfaq si një “organ parapolitik”, duke shfuqizuar vendimin për themelimin e Medresesë “Isa Beu” në fshatin Kondovë – një institucion arsimor që pasqyron të drejtën legjitime të komunitetit mysliman dhe shqiptar për arsim dhe zhvillim kulturor.
Ky vendim është sulm i drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve dhe konfesioneve joshumicë në këtë shtet, dhe dëshmon edhe një herë se institucionet shtetërore vazhdojnë të jenë peng i mendësive diskriminuese dhe politike anti-shqiptare.
Kjo gjykatë parapolitike, më herët ka shfuqizuar edhe “ balancuesin” , mekanizmin që garantonte përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në administratën shtetërore, dhe sot po bën gjithçka që ka në dorë për të deroguar statusin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sot është një ditë e rëndë për barazinë, drejtësinë dhe bashkëjetesën në këtë vend.
Kur të drejtat tona kontestohen në këtë mënyrë, heshtja nuk është opsion!
Nuk do të lejojmë që të arriturat tona të rrënohen përmes vendimeve të turpshme dhe të orkestruara politikisht!

Related Articles

Back to top button
Close
Close