Lajme

Betohet kryetari i ri i Leposaviçit/ Marrin detyrën krerët e katër komunave në veri të Kosovës

Procesi i betimit të kryetarëve të rinj në veri të Kosovës u përmbyll sot me betimin e kryetarit të ri të Leposaviçit, Lulzim Hetemi.

Hetemi mori zyrtarisht detyrën pas betimit që bëri në Bistricë në objektin e shkollës fillore “Kadri Bistrica”.

Më herët gjatë ditës, u betuan edhe kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri. Ndërsa të premten e kaluar u betua dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Erden Atiç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close