BotaLajmeTopLajm

Betohet kryeministri i ri i Australisë, Albanese

Kryeministri i ri i Australisë, Anthony Albanese, u betua sot përpara samitit të planifikuar në Tokio, ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Partia Laburiste e qendrës së majtë e Anthony Albanese fitoi zgjedhjet të shtunën ndaj koalicionit konservator të kryeministrit aktual Scott Morrison. Koalicioni ishte në pushtet në nëntë vitet e fundit, i cili i drejtua nga tre kryeministra.

Numërimi i votave vazhdon dhe është e pasigurt nëse partia e Albanese do të kontrollojë shumicën në parlament. Sipas rezultateve paraprake, laburistët kanë siguruar 75 vende dhe atyre u duhet edhe një mandat për të formuar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Dua të drejtoj një qeveri që ka të njëjtën ndjenjë optimizmi dhe shprese që mendoj se përcakton popullin australian”, tha Albanese në vendlindjen e tij në Sidnei përpara se të nisej për në Canberra, ku u betua.

Ish-lideri i opozitës së qendrës së majtë, i cili thekson se vendi i tij është gati të angazhohet në luftën kundër ndryshimeve klimatike, do të marrë pjesë në samitin Quad (SHBA, Indi, Japoni, Australi) të martën në Tokio.

Përveç presidentit amerikan, në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri japonez Fumio Kishida dhe homologu i tij indian Narendra Modi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close