BotaLajme

Beteja bëhet e ashpër! A e harroi Biden emrin e Trump?

Fushata zgjedhore në SHBA po bëhet shumë e ashpër, pak ditë përpara votimeve të 3 nëntorit.

Presidenti Donald Trump shpërndau një video të rivalit të tij, Joe Biden, ku ai duket se harron emrin e Trump. Në video shihet se si Biden thotë George, në vend që të thotë Donald. Sipas përkrahësve të Trump, Joe Biden e ka ngatërruar Trump me George Bush.

Për demokratët, kjo nuk është një gafë, pasi gazetari që po e intervistonte Biden quhet George Lopez dhe ai po i drejtohej atij. Sërish republikanët insistojnë se ai e ka harruar emrin, pasi kur thotë George, e shoqja e Biden, Jill, e kupton që është një gafë.

Kujtojmë se Trump e ka akuzuar rivalin se vuan nga demencia, pasi harron gjërat. Të dy rivalët janë në moshë të madhe, Trump është 74 dhe Biden është 77 vjeç.

Related Articles

Back to top button
Close
Close