LajmeMaqedoniTopLajm

Besoj se 8 maji do të jetë data për të dy ciklet zgjedhore, deklaroi ministri Lloga

Përfaqësuesit e koalicionit qeveritar mbeten në qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, në të njëjtën ditë me zgjedhjet presidenciale, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare të ministrit të Drejtësisë, i cili është nga radhët e Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga, data 8 maj do të jetë data e mbajtjes së dy cikleve zgjedhore.

“Jozyrtarisht e di që ajo datë do të jetë datë zyrtare. Gjithsesi, mazhoranca do të duhet të mbajë qëndrim këto ditë, ndërsa më pas edhe me opozitën dhe besoj se kjo do të jetë data për dy ciklet zgjedhore, tha Lloga i pyetur nga një gazetar nëse 8 maji do të jetë data e zgjedhjeve.

I pyetur nëse ASH-ja do të largohet nga koalicioni nëse nuk ka ndryshime kushtetuese, Lloga tha se atyre ndryshimeve duhet t’u jepet shpresa deri në fund dhe se Aleanca do të jetë aty deri në fund që ndryshimet kushtetuese të kenë sukses.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close