LajmeMaqedoniTopLajm

Besnik Emshiu uron ditën e Alfabetit

Duke ditur peshën e Kongresit të Manastirit që solli unifikimin e gjuhës shqipe, përgëzoj punën e intelektualëve shqiptarë të kohës dhe urojmë që 22 nëntori të kremtohet dhe të jetë dita më e çmuar për gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kongresi i Manastirit përfaqëson kulminacionin e organizimit kulturorë, shpirtërorë dhe politik të kombit shqiptar ku u bë njësimi i alfabetit të gjuhës shqipe, ashtu si e njohim ne sot.

Rruga e shkronjave tona të arta nuk ka qenë e lehtë, por si popull në momentet më të vështira ia kemi dalë, duke mbajtur drejtimin e duhur, që sot të qëndisim me këto shkronja urimet për këtë ditë. Duke e kultivuar shumëllojshmërinë kulturore, vlerësojmë gjuhën si shenjë përkatësie të një komuniteti. Standardizimi dhe unifikimi i alfabetit janë procese mbi të cilat krijohen identitetet kulturore të popujve, ndërsa fillimet kulturore janë udhëzues për një popull.
Gëzuar 22 Nëntori i Alfabetit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close