
Kryetari i Parlamentit Studentor të UEJL-së, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, i cili tha se do t’i ftojë studentët në takim për t’i bindur për zgjidhjen ligjore për çështjen e Jurisprudencës. Rexhepi thotë se qëndrimet e studentëve janë të qarta dhe të pandryshuara.
“Të jemi të qartë, nga ana jonë, qëndrimet janë të qarta dhe të pandryshuara. Kërkesa jonë nuk është e bazuar në dëshira apo interpretime politike, por në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në ligjet konkrete në fuqi që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe barazinë e qytetarëve. Prandaj, nuk ka arsye që kjo çështje të zvarritet më tej. Zgjidhja është konkrete, e mundshme dhe kërkon vetëm vullnet institucional për t’u zbatuar, shumë e qartë”.



