LajmeMaqedoniTopLajm

Besimi: Nuk do të ketë rritje të ndjeshme në çmimin e energjisë elektrike

Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk do të ketë rritje të theksuar të çmimit të energjisë elektrike.

Besimi tha se vendimin përfundimtar do ta marrë Komisioni Rregullator i Energjisë, por që pritshmëritë e Qeverisë janë që mos të ketë rritje të konsiderueshme.

“Qeveria ka kalkulime dhe prandaj vendimi i Qeverisë, si pronar i EMV-së, është se me çfarë çmimi t’i shkojë furnizuesit universal. Është një politikë publike e Qeverisë – për të zbutur efektin e çmimit, shkojmë me një kosto më të ulët të energjisë elektrike. Prandaj mjetet buxhetore shkojnë në EMV për ta zbutur efektin e çmimit”, tha Besimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close