LajmeMaqedoniTopLajm

Besimi 2 përqind në gjyqësor mjaton për ta shkarkuar Kocevskin, thotë Miteva

Unë i thesova të gjitha arsyet pse Qeveria vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, vlerësoj që qytetarët këtë e mbështesin dhe konsideroj se treguesi më i mirë për këtë është besimi prej 2 për qind që kanë edhe gjyqësori  edhe prokuroria, që është fjalë për fjalë një gabim statistikor. Nëse duam shtet ligjor,  situatat duhet t’i përmirësojmë, tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, duke komentuar deklaratën e sotme të prokurorit publik të shtetit se shkarkimi i tij  që e paralajmëron Qeveria dhe kryeministri është “vendimi i tyre politik”.

“Mundemi shpesh t’i dëgjojmë deklarata të tilla nga ata pak njerëz që vazhdimisht kërkojnë ndonjë motiv në mosveprimin e tyre ose në shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës për të cilën janë zgjedhur para qytetarëve”, shtoi Miteva, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pasi njoftoi për propozimin e miratuar në një seancë qeveritare për shkarkimin e prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close