
Në kuadër të riorganizimit partiak, sonte vazhduam me kuvendin e nëndegës së Lëvizjes BESA në lagjen Drenovec.
Në prani të një numri të jashtëzakonshëm kuvendarësh, sekretarit organizativ Adnan Azizi dhe koordinatorit të këshilltarëve të Lëvizjes BESA në Tetovë Besar Durmishi, për kryetar të nëndegës u zgjodh Amir Muhtari. Këtë kuvend e nderoi me prezencën e tij edhe kreu i Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami.
Struktura e fuqishme e Lëvizjes BESA në Tetovë do të jetë motori i fitores së madhe të zgjedhjeve lokale.







