LajmeMaqedoniTopLajm

Besa: Koalicioni MUNDEMI është duke zhvilluar një fushatë pozitive, me porosi të qarta

Koalicioni MUNDEMI është duke zhvilluar një fushatë pozitive, me porosi të qarta. Për dallim nga partitë e tjera politike të cilat nuk kanë ofertë të qartë politike, shërbehen me retorika folkloriste dhe populizëm, madje edhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve duke mos respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave, ne jemi duke ofruar program gjithë përfshirës, i bazuar në nevojat dhe kërkesat konkrete të qytetarëve.
Ne jemi duke realizuar shumë takime brenda një dite, duke u takuar me qytetarët drejt përdrejt, duke e dëgjuar zërin e tyre dhe normalisht duke u kujdesur për të mos rezikuar shëndetine tyre.
Respektimi i rekomandimeve shëndetësore për ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e maskave është shumë më e rëndësishme se çdo agjendë politike, shëndeti i qytetarëve është më irëndësishëm se çdo tubim masovik pa maska dhe distancë sociale.
Për fat të keq në aspektin politik nga subjektet politike VMRO-DPMNE dhe BDI kemi një retorikë që na kthen memorien në vitet e regjimit.

Çdoherë që ata dobësohen rikthejnë folklorin politik dhe gjuhën e përçarjes, urrejtjes dhe nxitjes të tensioneve. Qytetarët e kanë lexuar mirë këtë lloj manipulimi nga ish regjimi dhe nga çdo takim që kemi po motivohemi edhe më shumë dhe bindemi se koalicioni MUNDEMI është opcioni edhe më i sigurtë edhe më i dobishëm për
shtetin dhe shoqërinë.
Ata që sot shesin patriotizëm, duhet t’i rikujtojmë përmendoret, fasadat e stiroporit, përgjimet, rastet e montuara politike, rastet e pa zbardhura korruptive dhe ajo që është më e rëndësishmja duhet t’i rikujtojmë se sa të rinjë dhe të reja lëshuan vendin pikërisht shkaku se regjimi VMRO-BDI i’a ka shuar shpresën dhe nuk i ka lënë perspektivë tjetër përveç largimit nga vendi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close