Sipas tij, pa humbur kohë duhet të punohet drejt kësaj çështjeje dhe të realizohet që të anëtarësohet vendi në Këshill të Evropës.
Si e sheh procesin e fushatës zgjedhore në Maqedoni, Elmi Berisha, pas ndikimit nga Kosova dhe Shqipëria në fushatën zgjedhore?
“Ndikimet janë njerëzore jemi një komb, një gjak dhe është e natyrshme kemi preference politike edhe është normale, unë mendoj që është një garë e ndershme demokratike, po e vëzhgojmë si federatë me kujdes të vecantë,” shtoi Berisha.
“Jemi të shqetësuar se lideri i opozitës, Kristjan Mickoski, jep deklarata të panevojshme e cenon sovranitetin e MV një dhe mendoj që ky është një kthim prapa dhe jemi të shqetësuar dhe asnjëherë nuk i lejojmë shqiptarët pas 8 majit të bashkohen me ata që mendojnë ta kthejnë demokracinë dhe stabilitetin në Maqedoninë e Veriut, mbrapsht,” tha Berisha në “Debat Plus”.