LajmeRajon

Berisha: Ka nisur një hetim i dytë për Ramën në SHBA

Sali Berisha i cilësoi mashtrime deklaratat e Kryeministrit Rama se nuk është në hetim në SHBA, teksa tha se të enjten Kongresi Amerikan ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ai e quan “afera McGonigal”.

Sali Berisha: Kongresmenët Jordan dhe Gaetz njoftojnë se kanë vendosur të hetojnë çdo regjistrim personal të McGonigal, pra çdo lloj dokument ku e-mailet e Edi Ramës kanë shkuar në kundërshtim me çdo ligj punët e tyre private në e-mailin zyrtar sekret të McGonigal.

ADVERTISING

Goditja e dytë sipas Berishës, Kryeministrit i erdhi nga prestigjiozja amerikane “New York Times”, e cila  tha se ka botuar të plotë dosjen shqiptare, ku sipas tij rezulton i përfshirë Kryeministri Rama.

Sali Berisha: Ia ka përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës. Damkosja që i bën “New York Times” është një “colpa di grazia”.

E teksa tha se drejtësia amerikane do bëjë punën e saj, Berisha njoftoi se grupi parlamentar demokrat depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

Sali Berisha: Unë garantoj shqiptarët se komisioni do ngrihet dhe Edi Rama do largohet nga pushteti. Gjetjet e tij do ia përcjellë autoriteteve të SHBA.

Largimin e Edi Ramës e cilësoi emergjencë kombëtare dhe ftoi shqiptarët t’i bashkohen protestës së 11 Shkurtit.

Sali Berisha: Më datë 11 ta krrejmë nga detyra këtë hajdut.

Por heshtja e Kryeministrit për mocionin me debat të kërkuarnga opoizita duket se do ndezë një betejë të ashpër jo vetëm në Kuvend, por  edhe jashtë seancës plenare të enjten që vjen.

Sali Berisha: Do ketë kudo protestë.

Dorën e shtrin ndaj kujtdo demokrati, ndërsa dyert për bashkëpunim prej kohësh, tha se i ka mbyllur për dy nga pengjet e Kryeministrit.

Sali Berisha: Kjo është dyshja “Alibasha”.

Berisha akuzoi kryeministrin se po pengon regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje duke i konfiskuar asaj vulën dhe simbolet, të njohura me vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës  në 25 Mars të vitit të kaluar.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close