LajmeRajonTopLajm

Beogradi mbrëmë, si Shkupi me 27 prill (video)

Beogradi kaloi një natë të vështirë për shkak të protestave të dhunshme që shpërthyen menjëherë pasi presidenti Vuçiç deklaroi rikthimin e masave shtrënguese për shkak të valës së rëndë të infektimeve koronare.

Turma të mëdha iu drejtuan Kuvendit të Serbisë në një tentativë për të hyrë brenda e pushtuar atë, ç’ka solli përplasje të ashpra me policinë.

Policia arriti të “marrë kontrollin” në rrugët e Beogradit pak para orës 2 të mëngjesit.

Trembëdhjetë oficerë policie dhe shtatë civilë u plagosën, ku të gjithë ata u transportuan në spital, raporton Tanjug.

Kryeministrja Ana Brnabiç, dha prapavijë politike në atë që ndodhi.

“Meqenëse nuk mund të hynin në Kuvend në zgjedhje, ata treguan përsëri fytyrën e tyre të dhunshme, duke u përpjekur të fitojnë pikë politike në krizën më të madhe në planet që nga Lufta e Dytë Botërore,” deklaroi Brnabiç në një deklaratë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close