
Politikokology Valon Bela ka reaguar ashpër pas deklaratave të Ministres së arsimit Vesna Janevska e cila theksoi se UÇK-ja nuk vlenë asgjë. Bela në reagimin e tij i shkruan Janevskës se komitët nuk fituan asnjë betej historike ndërsa UÇK-ja të detyroi të ndryshosh kushtetutën dhe ta ndryshoi kahjen e shtetit shkruan Top24.
“Komitët nuk fituan asnjë betejë historike përderisa UÇK ta ndërroi Kushtetutën shovene maqedonase, ta ndërroi kahjen e shtetit dhe të detyroi të nënshkruash marrëveshje ndërkombëtare. Ministresha e Arsimit dhe (jo)Shkencës mund të punon në Universitet dhe të quhet profesoreshë por injoranca e saj dëshmon se koka e saj mbetet bosh karshi fakteve jetike. Ajo mund edhe ta fyen UÇK-në sa të dëshiron por në zemrat e shqiptarëve dhe jo vetëm, ajo gjen strehimin kulminant. UÇK janë bijtë dhe bijat më të mirë të kombit shqiptar ndërkohë “branitellat” mbrojtën ligësinë, terrorin dhe apartheidin shtetëror. Në këtë vrull antishqiptar s’ka si mos të përmendim svlenistët të cilët çdo ditë po i dëshmojnë edhe skeptikët e fundit se janë e keqja e kësaj qeverie që orientimin e ri e ka tek Vuçiq i Serbisë. Tmerr!!”



