
Politikologu Valon Bela ka reagur pas ngjarjeve të mbrëmshme rreth arestimit të shqiptarëve duke i cilësuar reagimet e sotme si hipokrite dhe servile ndaj pushtetit, duke shkruas se “S’di ku po ju dhemb këtyre pakurrizorëve sepse sa për demokracinë dhe të drejtat e saj, në SHBA lejohet djegia e flamurit amerikan si shenjë revolte e pakënaqësie. Nejse, këta pakurrizorë jo që kanë lidhje dhe njohuri demokratike por e paskan nga dita e sotme e që është dita e Jugosllavisë, fole e këtyre që akoma e vuajnë nga prishja e saj.” shkruan Top24
Paskan dalë hipokritët shqiptar me dhembshuri të madhe për flamurin maqedonas që u dogj mbrëmë. Madje më keq, paskan bë thirrje MPB-së ti arrestojnë kryerësit e kësaj vepre.
S’di ku po ju dhemb këtyre pakurrizorëve sepse sa për demokracinë dhe të drejtat e saj, në SHBA lejohet djegia e flamurit amerikan si shenjë revolte e pakënaqësie. Nejse, këta pakurrizorë jo që kanë lidhje dhe njohuri demokratike por e paskan nga dita e sotme e që është dita e Jugosllavisë, fole e këtyre që akoma e vuajnë nga prishja e saj.
Sidoqoftë, askush s’po flet për shkakun por për pasojat. Sa për shkakun, kjo qeveri nga formimi i saj, besa edhe nga fushata parazgjedhore, ka lancuar fjalë irrituese madje edhe antishqiptare që kanë grumbulluar mllef e vrerë e që tek rinia jonë, të cilës ia kanë mbyll të gjitha dyert, inicon hov për revoltë që nuk njeh parti e shtet. Ka plot 6 muaj që kjo qeveri ka dhënë shembullin më të keq se si s’duhet bashkëqeverisur. Kjo qeveri ka dëshmuar se maqedonasit shtypin shqiptarët fillimisht nëpër institucione e pastaj edhe nëpër sheshe. Plot 6 muaj papunësi, ofendim në baza etnike, përçmim e përulje e vlerave. Keni harruar diçka shumë serioze: Jugosllavia kishte 22 milionë banorë por shqiptarët s’kanë rreshtur së shprehuri revoltën e tyre dhe nëse ky pushtet mendon se me arrestime dhe me kanosje ndaj rinisë dhe jo vetëm, mund të heshtin pakënaqësinë e krijuar nga vet këta pushtetarë (kur jemi te shkaku) e kanë shumë gabim. Pra, sado që mendojnë se grushti i pushtetit është i madh, historia krenare e shqiptarëve ka treguar se hovi i shqiptarëve sa vjen e rritet varësisht me nivelin e shtypjes së pushtetit. Askush s’po e thot se ky pushtet nuk arriti t’i siguroj kushte për festë shqiptarëve. Përkundrazi u provokuan me barikada të veturave të policisë që të lëvizin vetëm nëpër komunat shqiptare. Ky është shkaku. Ky është provokim dhe e bajshi me shnet. Dhe kështu, këta pushtetarë le që u treguan të paaftë por ata u dëshmuan edhe si shkaktarë të krizave dhe konfilkteve ndëretnike. 6 muaj mizori, devalvim dhe përdhosje e dinjitetit. Po të isha në vend të svlenistëve që marrin pjesë në qeveri si fasadë, pa asnjë peshë, do ti thirrja mendjes sepse kjo është edhe dëshmi se nuk kanë ndikim aspak tek qytetarët shqiptarë madje më keq, nga këta të fundit kuptohen si pjesëmarrës të së keqës. Po të isha si këta svlenistë të padinjitet e të pa kredibilitet (siç tha edhe vet Taravari) do dilja me kërkim falje dhe jo me kërkim për arrestime të shqiptarëve. Po të isha prej s’vlenistëve që kanë akomoduar veten dhe vetëm veten në këtë qeveri të mallkuar do dilja nga aty kokëulur dhe të gjitha shigjetat ia kisha drejtuar Kryeministrist fashist, që kërkonte moratorim për çështje etnike ndërkohë vetëm me çështje etnike është marrë plot 6 muaj: se shqiptarët kanë shumë pushtet, se na e morën shtetin, se do u japim më pak ministri, etj.
Ky është turpi i svlenistëve që Zoti ua ka marrë mendjen me bë thirrje për dënim të popullit të tyre. Ky është fundi i atyre pakurrizorëve që qëllim në vete e kanë servilosjen me çdo kusht!



