LajmeMaqedoniTopLajm

Bekteshi sot në Mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të energjisë në Tepelenë, Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot do të marrë pjesë në Mbledhjen joformale ministrore të Komunitetit të energjisë, që do të mbahet në Tepelenë, Republika e Shqipërisë.

Takimi, siç kumtuan nga Ministria e Ekonomisë, do të drejtohet nga Belinda Balluku, zëvendëskryeministre e Shqipërisë, vend i cili është kryesues i Komunitetit të Energjisë për vitin 2023.

U paralajmërua se në takim do të diskutohen disa tema energjetike, të cilat mbulohen nga Marrëveshja për Themelimin e Komunitetit të Energjisë.

Ministrat e vendeve anëtare të Komunitetit të Energjisë, në takimin do të shqyrtojnë zbatimin e udhërrëfyesit për dekarbonizimin e Komunitetit të Energjisë, si dhe do të debatojnë për gatishmërinë e sistemeve energjetike dhe hapat që do të ndërmerren për dimrin e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close