LajmeMaqedoniTopLajm

Bekteshi sfidon Taravarin: Trego nëse ke folur në mbledhjen e Qeverisë kur u soll Ligji për shqipen!

Kreshnik Bekteshi, ish-ministër i Ekonomisë, e ka sfiduar ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravari, të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në seancën qeveritare kur është miratuar Ligji për përdorimin e gjuhëve. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Bekteshi shkruan se si dëshmitar i asaj kohe, konkretisht si ministër i Ekonomisë, ai dëshmon se ministri i Shëndetësisë atëkohë, Taravari nuk ka diskutuar fare.

Statusi i plotë i ish-ministrit Kreshnik Bekteshi:

Si dëshmitar i ditës kur është diskutuar dhe miratuar Ligji për gjuhën shqipe në Qeveri, sfidoj Arben Taravarin të informojë opinionin nëse ka diskutuar dhe nëse ka marrë pjesë në atë seancë.

Unë dëshmoj që JO.

As që e ka interesuar – përkundrazi, vraponte pas tenderit për ndërtimin e Qendrës klinike në Shkup.

Gazetarët mund të kërkojnë stenogramet e asaj seance dhe pjesëmarrjen e ministrave për të dalë e vërteta në shesh.

Related Articles

Back to top button
Close
Close