LajmeMaqedoni

Bekteshi: Sektori i turizmit dhe gastronomisë duhet të punojë edhe të dielave

Sektori i turizmit dhe gastronomisë duhet të punojë edhe të dielave, duke marrë parasysh se duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Sipas Ligjit për Tregti dhe Ligjit për Veprimtari Turistike dhe Gastronomike ne kemi dorëzuar rekomandimet tona, analizat dhe analizat komperative që i kemi realizuar me vendet e rajonit dhe vendet e BE-së. duke marrë parasysh se duam zhvillimin e turizmit në shtetin tonë dhe duam të tërheqim sa më shumë turistë të huaj, natyrisht Sektori i Turizmit dhe Hotelerisë duhet të punojë të dielave, ndërsa për sektorin e tregtisë, veçanërisht ato me shumicë, mund të bëjmë ndryshime”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.

Related Articles

Back to top button
Close
Close