LajmeMaqedoniTopLajm

Bekim Sali takime intensive në Bruksel, takon Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman

Zëvednëskryeministri Bekim Sali gjatë ditës së sotme me një agjendë të ngjeshur ka realizuas disa takime në Bruksel. Së funmi Sali është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman me të cilin diskutuan rreth përfitimeve konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë avancimin e iniciativave digjitale si WiFi4WB dhe anëtarësimin në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA). Diskutuam gjithashtu mbi kërkesën për lirimin e fondeve dhe ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me sistemet e hyrje-daljes dhe politikat tregtare të BE-së, shkruan Top24

Në Bruksel zhvillova takim zyrtar me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të BE-së, Gert Jan Koopman, ku diskutuam mbi progresin e arritur në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes.
Theksuam përfitimet konkrete për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përfshirë avancimin e iniciativave digjitale si WiFi4WB dhe anëtarësimin në Zonën e Vetme Evropiane të Pagesave (SEPA). Diskutuam gjithashtu mbi kërkesën për lirimin e fondeve dhe ecurinë e zbatimit të udhërrëfyesve reformues, si dhe sfidat aktuale lidhur me sistemet e hyrje-daljes dhe politikat tregtare të BE-së.
Riafirmova rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe koordinimit efektiv ndërinstitucional për të realizuar me sukses objektivat tona drejt integrimit evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close