
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij Denion Meidani sot është pritur në takim nga zëvendëskryeministri Bekim Sali në qeverinë e Maqedonisë së Veriut. “Folëm për marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe për agjendën që i jep kuptim kësaj afërsie: integrimi evropian, stabiliteti rajonal dhe projekte që lidhin njerëz dhe ekonomi në terren. Korridori VIII ishte në qendër të vëmendjes si një bosht strategjik që hap perspektiva të reja për ndërlidhje, tregti dhe zhvillim. Po ashtu, u ndalëm te iniciativat që e bëjnë lëvizjen më të thjeshtë dhe më të shpejtë, përfshirë One Stop Shop”, përcjellë Top24
Takim i frytshëm në Shkup me Zëvendëskryeministrin e Parë, z. Bekim Sali 


Folëm për marrëdhëniet Shqipëri–Maqedoni e Veriut dhe për agjendën që i jep kuptim kësaj afërsie: integrimi evropian, stabiliteti rajonal dhe projekte që lidhin njerëz dhe ekonomi në terren.
Korridori VIII ishte në qendër të vëmendjes si një bosht strategjik që hap perspektiva të reja për ndërlidhje, tregti dhe zhvillim. Po ashtu, u ndalëm te iniciativat që e bëjnë lëvizjen më të thjeshtë dhe më të shpejtë, përfshirë One Stop Shop.
E falënderova z. Sali për angazhimin publik si dhe për gatishmërinë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kërkesës së studentëve shqiptarë të juridikut që provimi i jurisprudencës të mund të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi. 

Jam i bindur se ky bashkëpunim dhe këto projekte do të përkthehen në më shumë mundësi, më shumë zhvillim dhe më shumë mirëqenie për qytetarët tanë dhe për rajonin në tërësi. 



