LajmeMaqedoniTopLajm

Bekim Sali kundër hyrjes në qeveri: Nuk i takon Alternativës të jetë bashkë me Kastriot Rexhepin dhe Izet Mexhitin

Diskutime të ashpra po zhvillohen këtyre ditëve brenda Alternativës rreth mundësisë për të shpëtuar qeverinë e Zaevit dhe Ahmetit apo qëndrimit në opozitë. Deputeti Skënder Rexhepi duket më i zëshëm sa i përket hyrjes në qeveri, ndërsa ashpër kundër janë shprehur nënkryetarët Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Labënishti dhe në veçanti Bekim Sali, ish kandidat për Komunën e Çairit, mëson Zyrtare.

Madje ky i fundit ka reaguar ashpër ndaj përkrahësve të idesë për hyrje në qeveri. Sali asesi nuk pranon të hyjë brenda një qeverie me ata të cilët më shumë e kanë dëmtuar idenë e Alternativës.

“Nuk mund të jemi bashkë në qeveri me njerëz si Kastriot Rexhepi dhe Izet Mexhiti”, citohet të ketë thënë Bekim Sali në njërin nga takimet e zhvilluar ditëve të fundit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close