LajmeMaqedoniTopLajm

Bëhet i gjallë avokati popullit, hap lëndë ndaj MPB-së për mungesën e dokumenteve

Avokati I Popullit ka hapur lëndë ndaj ministrisë së punëve të brendshme lidhur me mungesën e dokumenteve personale dhe tabelat e regjistrimit dhe brenda 8 ditëve presin informata për këtë problem. Naser Ziberi thekson se nëse vërehet me ndonjë problem sistemorë dhe shkelje të procedurave do t’i rekomandojnë qeverisë që të ndërmerr masa adekuate ndaj MPB-së.

“Kemi hap lëndë ndaj ministrisë së punëve të brendshme dhe kemi kërkuar që brenda 8 ditëve të na informojnë për problemin dhe kontrolli I brendshëm ta studiojë rastin dhe nëse haset në situate ku ky problem nuk është rezultat I zmadhimit të kërkesës siç arsyetohen…. Përshtypja jonë është se ka edhe problem sistemorë dhe këtë problem sistemorë ne do ta analizojmë dhe të na raportojnë dhe nëse ka shkelje të procedurave dhe probleme subjective do të ndërmerren masa adekutate. Ndoshta do të bëjmë raport të veçantë, raportin e veçantë do të ja dërgojmë qeverisë ku dio ti rekomandojmë se çfarë duhet të ndërmarrë”.

Kjo çështje dje u bë temë diskutimi edhe në seancën për pyetje të deputetëve, ku ministri I punëve të brendshme Spasovski tha se nuk ka pasur ngecje në marrjen e dokumenteve të tjera personale përveç pasaportave diplomatike, për tabelat pranoi se ka pasur probleme lidhur me prokurimin publik por një gjë e tillë është tejkaluar. Qytetarët tashmë dy muaj hasin në vështirësi gjatë caktimit të termineve për nxjerrjen e dokumenteve personale, ndërsa për më shumë se 3 muaj nuk mund të pajisen as me tabela të regjistrimit. /KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close