LajmeRajon

Bedri Elezi tregon se si u zhvillua operacioni për riatdhesimin e Eva Dumanit në Shqipëri

Më 14 shkurt të këtij viti, u mundësua riatdhesimi i Eva Dumanit nga Siria në Shqipëri.

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në emisionin “Ora Shtatë”, i cili mori pjesë në këtë operacion, tha se struktura të shumta siriane tentuan ta ndalojnë riatdhesimin e Evës në vendlindjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Elezi tha se Eva ka rrëfyer shumë histori që ka kaluar në kampin Al Hawl në Siri. Siç tregon Elezi, e reja kishte ngrënë një herë në dy ditë ose një herë në një javë.

“Më e mira ishte kur ata hanin një herë në dy ditë. Ishin non-stop nën dhunë”, tha ai në Klan Kosova.

Elezi po ashtu tregoi se si u zbatua i gjithë ky operacion riatdhesimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close