
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një reagimi për media ka reaguar ndaj prezencës së Zëvendëskryeminstrit për marëdhënie në mes bashkësive, Ivan Stoilkoviq në shënimin e përvjetorit të sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, i cili po qëndron në Beograd i shoqëruar nga Millorad Dodik dhe Nikoliqin, shkruan Top24
Turp dhe provokim – Qeveria në krah të Dodikut në Beograd
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit, në emër të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sonte në Beograd me Dodikun dhe Nikoliqin në përkujtimin e përvjetorit të “agresionit të NATO-s” në Serbi.
Një akt i turpshëm dhe një provokim i hapur ndaj orientimit euro-atlantik të vendit. Qeveria tregon edhe një herë fytyrën e saj të vërtetë, duke u rreshtuar me ata që mohojnë gjenocidin dhe kundërshtojnë perëndimin.



