
Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Tetovë ka reaguar pës sigurinë e qytetarëve në Bulevardin “Bllagoja Toska” i cili po bëhet gjithnjë e më shumë i rezikshëm për të gjithë ata që kalojnë në atë rrugë, respektivisht udhëkrkyqi te spitali, shkruan Top24
“Situata në bulevardin “Blagoja Toska” po bëhet gjithnjë e më shqetësuese për banorët dhe kalimtarët e asaj zone, për shkak të aksidenteve të shpeshta që po ndodhin. Megjithëse janë vendosur semaforët për të rregulluar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë, ata ende nuk janë vënë në funksion nga komuna. Ky neglizhim po rrezikon jetën e qytetarëve dhe po krijon kaos në trafik.” thuhet në reagimin e BDI-së dega në Tetovë.
Ata më tej kanë bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa urgjente dhe të aktivizojnë sa më parë semaforët, në mënyrë që të parandalohet ndonjë tragjedi e mundshme. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet dhe vonesat e pajustifikuara në këtë çështje janë të papranueshme!
Ndryshe komuna e Tetovës për më shumë se pesë muaj ka vendosur sinjalistikë vertikale – semafor të cilët asesi të vendosen në funksion me çka do të parandalonin aksidente të ngjajshme dhe do të ofronin siguri më të lartë.



