LajmeMaqedoniTopLajm

BDI Tetovë shpërthen ndaj Kasamit: “Tetova nuk ka nevojë për shou me fshesa, por për kryetar që punon për qytetin!”

Dega e BDI-së në Tetovë ka reaguar ashpër ndaj aksionit të sotëm të organizuar nga kryetari i komunës, Bilall Kasami, duke e cilësuar si një gjest hipokrit dhe tentim për të fshehur përgjegjësinë institucionale, njofton Top24

“Në vend që të angazhohet institucioni kompetent për higjienën e qytetit, Kasami dhe vartësit e tij përpiqen përmes aksioneve populiste të krijojnë përshtypje të rreme, sikur nuk mbajnë funksione publike. Në aksionin e sotëm kinse për pastrim, morën pjesë punëtorë, drejtorë dhe administratorë të komunës – duke lënë anash përgjegjësinë e vërtetë që kanë”, thuhet në reagim.

Nga BDI Tetovë theksojnë se qytetarët nuk kanë zgjedhur kryetar që të luajë rolin e pastruesit, por një udhëheqës që garanton shërbime cilësore dhe funksionim normal të institucioneve.

“Tetova meriton kryetar që kujdeset për qytetin dhe jo shfaqje me shou politik. Mjaft më me hipokrizi – 19 tetori është afër!”, përfundon reagimi i degës së BDI-së në Tetovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close