MaqedoniTopLajm

BDI të gatshëm të japin Tetovën në këmbim të pushtetit qendror të Lëvizjes BESA!?

Bashkimi Demokratik për Integrim në panik nga humbja i ka ofruar Lëvizjes BESA marrëveshje për t’u tërhequr nga gara për Komunën e Tetovës, bëjnë me dije burime nga Lëvizja BESA, mëson Monitor.mk. Sipas të njëjtit burim, integristët të vetëdijshëm se po humbin Tetovën i kanë ofruar Lëvizjes BESA që Komuna e Tetovës të kompenzohet me largimin e Lëvizjes BESA nga Qeveria, pasi që prezenca e Lëvizjes BESA në pushtetin qendror po i shkakton humbje BDI-së. Sipas të njëjtit burim, BESA e ka hedhur poshtë këtë marrëveshje duke kërkuar që “integristët” tu përmbahen rregullave zgjedhore, ndërsa populli të vendos se kush do ta udhëheq Komunën e Tetovës.
Gara për Komunën e Tetovës është bërë mjaft e ashpër ndërmjet BDI-së dhe BESËS. Në kërkesë të rezultatit pozitiv “integristët” kanë bërë marrëveshje me Menduh Thaçin, partija e të cilit ka pasur rreth 2500 vota në listen e këshilltarëve, apo 3800 vota për kandidatin për kryetar komune. Nga ana tjetër “besatarët” e Kasamit kanë bërë marrëveshje koalicionimi me Aleancën për Shqiptarët, kandidati i së cilës, Vullnet Murseli, ka pasur rreth 6200 vota. /Monitor.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close