
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruan një memorandum për bashkëpunim ushtarak dhe industrial, me efekte pozitive edhe në ekonomitë e tyre.
U harruam?
U përjashtuam?
Apo kjo qeveri refuzoi të bëhet pjesë e procesit?
Në një moment kritik për sigurinë rajonale, kur aleatët tanë euroatlantikë po forcojnë mbrojtjen e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia e Veriut po ecën në drejtim të kundërt.
Në vend që të thellojë aleancën me NATO-n dhe partnerët perëndimorë, Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes po afrohen me Beogradin dhe aleatët e tij.
Pse hesht VLen?
A është ky drejtimi që kanë zgjedhur për shtetin?
Pse po largohemi nga partnerët tanë strategjikë dhe natyralë?
Ky nuk është vetëm një dështim i madh i qeverisë, por edhe një tradhti ndaj së ardhmes euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Si parti që garantoi integrimin euroatlantik të vendit, do ta ngremë këtë çështje në Kuvend dhe para partnerëve tanë ndërkombëtarë, duke kërkuar transparencë të plotë mbi arsyet pse Maqedonia e Veriut u përjashtua nga kjo bashkëpunim strategjik.



