LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Ndërtimet pa leje në Çair dëshmi se masterplani ishte vetëm premtim zgjedhor

Dega e BDI-së në Çair, vlerëson se gjendja aktuale me ndërtimet pa leje në Komunën  e Çairit dëshmon se premtimet për masterplan ishin vetëm fushatë zgjedhore nga një gjoja arkitekt që më vonë u kuptua se ai kishte qenë vetëm një zëvendës shef urbanizmi diku në Turqi dhe që nuk kishte bërë asnjë plan të vetëm në jetën e tij, shkruan Top24

Sipas tyre, qytetarët e Çairit u mashtruan, ndërsa interesat personale dhe grupore me ndërtimet në Çair po vazhdojnë. Besarta Alija nga BDI thotë se për të gjitha ndërtimet pa laje dhe mashtrimet do të ketë përgjegjësi ligjore.

“Qytetarëve ju premtua zhvillim por gjithçka që morën qytetarët ishte vetëm marketingu politik. Ne pyesim qartë, ku është master plani i premtuar? Ku është dokumenti që duhej ta udhëhiqte zhvillimin e Çairit dhe ku është përgjegjësia për gjithë këtë dështim publik? Çairi nuk nevojë për defile, por ka nevojë për plane reale. Çairi nuk ka nevojë për shfaqe por ka nevojë për urbanizëm serioz!”, tha Besarta Alija, nga dega e BDI-së në Çair.

Related Articles

Back to top button
Close
Close