Sot është duke u mbajtur kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim, ku delegatë, anëtarë dhe përfaqësues partiakë u mblodhën për të diskutuar drejtimin e ardhshëm politik të partisë. Në fjalën e tyre, drejtuesit theksojnë se ky kongres përfaqëson një moment të rëndësishëm jo vetëm për BDI-në, por edhe për rrugëtimin demokratik të Maqedonisë së Veriut.
U theksua se kongresi nuk është vetëm një proces organizativ, por një pikë reflektimi dhe fillimi i një faze të re veprimi politik. BDI u kujtua si një parti e lindur nga nevoja për përfaqësim, barazi dhe drejtësi, me synim ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.



