LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Himni shtetëror në dygjuhë do të reflekton shoqërinë

Republika e Maqedonisë së Veriut po ndërton vazhdimisht modelin e saj autentik të një demokracie funksionale multietnike, e cila në pjesën më të madhe paraqet përfaqësim autentik të shoqërisë multietnike dhe multikulturore. Pas zbatimit të pjesës legjislative të Marrëveshjes Kornizë, janë krijuar kushte për përmbylljen e plotë të kornizës shoqërore, apo edhe të frymës që kjo marrëveshje e imponon në të gjitha sferat e bashkëjetesës.
Në këtë drejtim, në mandatin e ardhshëm, një nga prioritetet kryesore të kryeministrit të parë shqiptar do të jetë edhe harmonizimi i simboleve shtetërore, veçanërisht të himnit të vendit tonë, i cili sigurisht duhet të paraqesë përfaqësim edhe të përbërjes multietnike të popullsisë. Kjo do të nënkuptonte përfshirjen e një pjese të trashëgimisë kulturore dhe traditës së shqiptarëve brenda himnit, si dhe përdorim i gjuhës shqipe në mënyrë përkatëse sipas pjesëmarrjes së shqiptarëve në shoqërinë e përbashkët.

Ashtu si me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, ndërtohet integrim i jashtëm i vendit, ashtu edhe me rrumbullakimin Kornizës shoqërore të Marrëveshjes së Ohrit, do ta përforcojmë integrimin e brendshëm dhe karakterin unitar të vendit.

Forcimi i besimit midis popujve, si dhe avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, është themeli kryesor mbi të cilin është ndërtuar shoqëria multietnike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pikërisht kjo është arsyeja që një nga prioritetet tona në mandatin e ardhshëm, do të jetë integrimi i plotë i shqiptarëve, i traditës, kulturës dhe shprehjes gjuhësore të shqiptarëve, në të gjitha sferat e jetës shoqërore

Related Articles

Back to top button
Close
Close