LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: 12 të punësuar në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok– 0 shqiptarë! Në zemër të Gostivarit

 

REAGIM
12 të punësuar – 0 shqiptarë! Në zemër të Gostivarit.
Në hidrocentralin Mavrovë – Vërtok janë bërë 12 punësime të reja, dhe asnjë shqiptar nuk është përfshirë – në një zonë ku shqiptarët janë shumicë absolute.
Kjo nuk është rastësi. Është përjashtim i qëllimshëm. Është politikë diskriminuese, me nënshkrimin e Qeverisë dhe me heshtjen e partnerëve shqiptarë në pushtet.
BDI nuk e pranon këtë padrejtësi.
📌 Kërkojmë reagim të menjëhershëm nga Avokati i Popullit.
📌 Kërkojmë reagim nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Shqiptarët nuk janë dekor. Nuk janë numra.
Janë qytetarë me të drejtë të plotë për punësim, përfaqësim dhe dinjitet në shtetin e vet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close