BotaLajme

Bayraktar fundos edhe një tjetër luftëanije ruse

Kievi publikoi sot një video që dyshohet se kap momentin kur një dron ukrainas godet një anije ruse që po mbronte trupat e Putinit në Fidonisi me një sistem raketash anti-ajrore TOR

Sipas DailyMail, e cila publikon materialin në fjalë, pamjet duket se tregojnë shkatërrimin e një mjeti të madh lunfrimi të tipit Serna në një sulm ajror. Burime të tjera bëjnë të ditur se anija ruse është goditur nga një dron ukrainas Bayraktar TB2.

Njësitë armike të mbetura në Fidonisi mbeten pa mbulim nga ajri, ne do t’i shkatërrojmë, do t’i shtypim si karkaleca”, tha zyrtari ukrainas Anton Gerastshenko.

Pamjet bardh e zi tregojnë figura të vogla njerëzish që lëvizin në anije, pak çaste para se ajo të “mbështillet” nga një shkëlqim i bardhë. Disa persona shihen të vazhdojnë të lëvizin në varkë dhe pas goditjes. Në video shihet edhe një sulm në një ndërtesë në Fidonisi. Pamjet ndoshta u përkasin ushtarëve rusë që duket se po patrullojnë ndërtesën përpara se të goditet.

Ukraina po u shkakton humbje të mëdha disa prej njësive më të afta dhe më të pajisura të ushtrisë ruse, tha sot Ministria Britanike e Mbrojtjes. Të paktën një T-90M, tanku luftarak më modern dhe teknologjikisht më i avancuar i Rusisë, me forca të blinduara të dizajnuara për t’i bërë ballë goditjeve të shumicës së armëve antitank, u shkatërrua në betejë.

Rreth 100 T-90M janë vënë në shërbim në njësitë ushtarake më të pajisura të Rusisë, përfshirë ato që luftojnë në Ukrainë, sipas shërbimit të inteligjencës ushtarake britanike, e cila thotë se ato janë të vështira për t’u zëvendësuar duke pasur parasysh sanksionet perëndimore të cilat privojnë Moskën nga aksesi kryesisht në mikroelektronika.

Related Articles

Back to top button
Close
Close