LajmeShowbiz

Batutat në Grammy’s, Trump kërcënon me gjyq prezantuesin: Ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër folësit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ku disa artistë u shprehen kundër politikave të autoriteteve për goditjet ndaj emigracionit.

Trump gjithashtu kërcënoi se do të padisë prezantuesin e Grammys Trevor Noah, për një shaka që ai bëri mbi lidhjet e supozuara të presidentit me biznesmenin pedofil Jeffrey Epstein.

Noah e talli disa herë Trumpin gjatë gjithë ceremonisë dhe përpara se të shpallej fituesi i “Këngës së Vitit”, ai tha: “Eshtë një Grammy që çdo artist e dëshiron pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën, gjë që bën sens sepse ishulli i Epsteinit është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton.”

Në një postim në rrjetin social Truth Social, pas ceremonisë Trump shkroi: “Çmimet Grammy janë MË TË KËQIJAT.” “CBS është me fat që nuk e ka më këtë ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit,” shtoi ai, duke iu referuar faktit se Disney do të marrë të drejtat e transmetimit të ceremonisë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Më pas, presidenti reagoi ndaj një shakaje të Noah, që nënkuptonte se ai kishte kaluar kohë në ishullin e Epstein-it, duke shkruar: “Noah tha, GABIMISHT për mua, se Donald Trump dhe Bill Clinton kanë kaluar kohë në Ishullin e Epstein-it. GABIM!!!” “Nuk mund të flas për Bill-in, por unë nuk kam qenë kurrë në ishullin e Epstein-it, as diku afër dhe deri te kjo deklaratë e rreme dhe shpifje sonte, nuk jam akuzuar kurrë se kam qenë atje, madje as nga mediat e rreme,” shtoi Trump.

Presidenti amerikan më pas e paralajmëroi Noah, duke thënë se ai “më mirë t’i ketë faktet e sakta, dhe gati,” teksa shtoi: “Do dërgoj avokatët e mi për ta paditur këtë prezantues të mjerë, patetik dhe pa talent,” shkroi Trump në rrjetin social. “Përgatitu, Noah, do të argëtohem pak me ty!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close