Lajme

‘Battle is Battle’/ Berisha: Ja si rrëzohet vendimi i Britanisë ndaj meje

Berisha në debatin e zhvilluar me drejtorin e informacionit në Klan News në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’, SYRI TV është shprehur se nuk do ta ndalë betejën kundër vendimit nongrada të marrë nga SHBA dhe UK.

Sipas liderit demokrat është shumë e rëndësishme që beteja në UK të bëhet në gjykatat e Britanisë ose në Strasburg edhe ky vendim është 100% i fituar.

Andi Tela: Nga pikëpamja burokratike ju ndodheni në momentin e pritjes së gjyqit të apelimit?

Berisha: Mesa di unë gjyqi i apelimit nuk merr vendim anulimi por merr vendim vlerësimi dhe pastaj do ta dërgoj në gjykatë për shpifje.

Andi Tela: Shpifjen ndaj kujt do ta bëni, ndaj individit sekretar shteti apo ambasador është një çështje personale, por vendimi shtetëror si rrëzohet?

Berisha:Ky vendim rrëzohet në Britaninë e Madhe në gjykatat e saj ose në Starsburg 100% është e mundur, Battle is Battle dhe unë do ta vazhdoj përtej çdo kohë nuk dalim për këtë. Opozita kërkohet të shkatrrat nga një organizëm i udhëhequr nga fondacioni Soros.

Related Articles

Back to top button
Close
Close