LajmeMaqedoni

Bastri Rexhepi kërkon përgjegjësi nga Qeveria dhe Komuna për deponinë në Nikushtak

Banori dhe aktivisti Bastri Rexhepi kërkon përgjegjësi nga komuna dhe qeveria për deponinë dhe gjendjen e pastërtisë në fshatin e tij. Ai thekson se vendi nuk meriton të nëpërkëmbet dhe është përgjegjësi e secilit të ruajë mjedisin për gjeneratat që vijnë, njofton Top24

Rexhepi përmend se, edhe pse në komunë janë realizuar projekte të ndryshme si Qendra e Kulturës, Qendra Rinore, çerdhja për fëmijë, parqe, sheshe, rregullimi i shtratit të lumit dhe panelet solare në shkollën fillore, këto investime janë bërë vetëm në një fshat, ndërsa fshati i tij mbetet pa vëmendje dhe me probleme të mëdha mjedisore.

Ai apelon që fshati të mos votojë për kryetarë me premtime boshe, duke kërkuar veprime konkrete për të mbrojtur ambientin dhe cilësinë e jetës së banorëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close