LajmeRajon

Bashkëpunimi i ri/ Berisha dhe Meta: Do bashkëpunojmë për largimin e Ramës

Ilir Meta e konsideroi të turpshëm reagimin e parë zyrtar të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi për ngjarjen tragjike të Himarës.

Drejtuesi i Partisë së Lirisë mori në mbrojtje Sali Berishën për sulmet që bëhen ne adresë të tij për përdorim politik të vrasjes së 7-vjeçares.

Meta: Turp të ketë ministri i Brendshëm Çuçi që në vend që të shprehë një ngushëllim merret me Sali Berishën. Pse Berisha e ka fajin që Çuçi e ka mbushur policinë me njerëz të droguar.

Për ngjarjen mungoi një reagim nga ana e  Presidenti Bajram Begaj,  por Ilir Meta preferoi të mos komentojë heshtjen e pasardhësit të tij.

Meta: Jam këtu si kryetar i Partisë së Lirisë, se kur flet apo nuk flet një president është një çështje e çdo presidenti përfshirë dhe atë aktual, nuk është etike të shprehem për këtë çështje.

 Ilir Meta ripërsëriti kërkesën e opozitës për largimin e ministrit të Brendshëm nga detyra.

Pas  divorcit të bujshëm 9 vite më parë, Sali Berisha  dhe Ilir Meta janë gati të rinovojnë kontratën e bashkëpunimit politik.

Koha e  bashkëpunimit me Edi Ramën është e  shkuar e harruar për Ilir Meten që i rikthehet  akuzave  të vjetra për ish aleatin e tij politik.

Meta: Do bashkëpunojmë me PD, Edi Ramës po i vjen koha e riedukimit dhe mjekimit të detyruar.

 Të shkuarën e ka hedhur pas edhe Sali Berisha, duke vlerësuar Ilir Metën si opozitar të vërtetë.

 Berisha: Meta opozitar i vërtetë, Edi Rama armik.

 Por,  edhe pse Berisha e konsideron Ramën  armik, Ilir Meta  e lë hapur një shteg për një marrëveshje me Partinë Socialiste për  reformen territoriale ku Berisha nuk është  pjesë.

 Meta: Të hapur për të bashkëpunuar për reformën edhe me PS nuk janë të gjithë skafista.

 Sesioni i  vjeshtës nuk do jetë vetëm stinë protestash por edhe  reformash ku  lëvizjet e shahut politik do vendosin përballë dhe në provë të fortë aletë dhe ish aleatë politikë.TCH

Related Articles

Back to top button
Close
Close