RajonTopLajm

Basha i lumtur me fitoren e Vetëvendosjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar “Vetëvendosjen” për fitoren e arritur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Kosovë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, lideri demokrat u shpreh se ndihet shumë i lumtur që do të bashkëpunojnë me Albin Kurtin dhe me qeverinë e re.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona. Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarte europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, shkruan Basha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close