EkonomiLajmeMaqedoniTopLajm

Barnat nuk janë “luks”, çmimet në qiell xhepat e qytetarëve përtokë!

Nëse nuk ka forma të tjera se si të ndihmohen qytetarët është e rendit dhe normale që të paktën të mos dëmtohen. Qytetarët me vite të tëra janë duke bërë përpjekje të hatashme për të mbijetuar në këtë krizë që ka kapluar vendin, për fat të keq është e shumëfish. Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti që sistemi shëndetësor nuk funksionon si duhet, pasi përpos problemeve të shumta kohëve të fundit çmimet e barnave kanë kaluar tavanin e normales, kanë pësuar rritje të hatashme. Kjo rritje e çmimeve të barnave rrit pakënaqësinë e qytetarëve të cilët pa vullnetin e tyre janë të varur prej barnave. Dhe, kur dihet që barnat nuk janë luks por domosdoshmëri e të rriten çmimet “pa hesap” kjo i bie që po plaçkit qytetarët e varfër.

Kur rriten pa kontroll çmimet e barnave nuk ka se si të përkufizohet pos “plaçkë” ndaj qytetarëve të varfër –

Besim Hoda ka zbuluar se punon në farmaci dhe se mendon ta braktisë edhe këtë profesion. Në ClickPlus në TV21 tha se arsyeja është – shtrenjtimi i barnave esenciale deri në 300%.

“Shqiptarët duhet të ulen dhe të ndërtojnë ende sa kanë shansë, një platformë të përbashkët, me tre – katër pika… Unë po ua them, vij nga fusha e farmacisë dhe mendoj ta braktis edhe këtë profesion, sepse brenda një viti e gjysmë barnat esenciale për pacientët, kanë arritur vlerën e shtrenjtimit për 300%”, tha Hoda.

Shton se janë shtrenjtuar vetëm barnat që janë prodhuar në Maqedoni dhe Serbi, ato që vinë nga BE-ja, sipas tij kanë çmimin e njëjtë.

Barna me çmime të larta, më keq se kaq edhe mungojnë shpesh herë shumë lloje të barnave –

Në fundvitin që lamë pas kishte mungesë shumë të madhe të barnave në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku si pasojë e kësaj mungese të barnave metastzohej kanceri edhe më shumë.

Mungesa disa mujore e terapive kundër kancerit në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ka shtuar dyshimet e organeve hetuese se ka keqpërdorime. Edhe pse buxheti i planifikuar vjetor iu është ndarë me kohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor iu ka miratuar edhe një buxhet shtesë rreth 5,5 milion euro për tender të ri të barnave biologjike, të cilat janë në mungesë për tre mujorin e fundit të 2022-ës. Pas furnizimit me terapi të reja, korridoret e Klinikës së Onkologjisë ishin stërmbushen me pacientë.

Pacientët ankohen se në periudhën që nuk kanë marrë terapitë e rregullta nga klinika kishin vështirësi shëndetësore. Disa prej tyre tregojnë se janë detyruar të blejnë privat nëpër barnatore. Ata që nuk kanë pasur mundësi, vetëm dëshmojnë se gjatë këtyre muajve iu kanë shtuar edhe metastazat e kancerit.

Prandaj, mungesa e përgjegjësisë të institucioneve në këtë rast Fondit Shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme përballen edhe me shpenzime më të larta ekonomike si dhe me brengën e gjetjes së ilaçeve të nevojshme, që në realitet për ata janë jetike.

Nuk përfundon misioni me marrjen e cilit do pozicion, në realitet këtu duhet të fillojë. Përgjegjësia e secilit bartës institucioni duhet të jetë e lartë, sepse edhe pritjet e qytetarëve janë të larta, sidomos kur kemi të bëjmë me shëndetësinë, arsimin, e ekonominë.

Kujtojmë edhe skandalin më jo njerëzor që ka ndodhë në Klinikën e Onkologjisë. Në vendin ku skandalet janë të njëpasnjëshme gjithçka është e mundur, por që deri në këtë nivel nuk e kishte menduar askush. Në një institucion shëndetësor aty ku humanizmi duhet të jetë mbi nivel është bërë terror human dhe akti më çnjerëzor që mund të ndodhë. Vjedhje e ilaçeve, kërkim i ryshfetit “për zgjatje jete”, si dhe mos evidentim i personave të vdekur, krejt kjo për përfitime materiale. Njerëz me shpirt të varfër në kurriz të pacientëve hallexhinjë kanë tentuar që të pasurohen. Mbase, edhe janë pasuruar disa prej tyre por i gjithë ky “biznes” i tyre mori fund, bashkë me biznesin e tyre edhe vet ata.

Spitalet në vend janë në gjendje të mjerueshme, një projekt “megaloman” që tashmë me dekada po qëndron në sirtarë, ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup, përmirësimi i infrastrukturës në spitale, rritja e pagave për mjekët, motivimi për të qëndruar në vend, sigurimi i barnave për secilin pacientë, këto duhet të jenë prioritet e këtij ministri që fati e bëri ministër, pasi populli nuk e votoi që të jetë në krye të Komunës së Çairit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close