LajmeRajon

Bardhi: Berisha duhet t’i hapë rrugë një lidershipi të ri në PD

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Gazment Bardhi u pyet se çfarë mendimi ka për Sali Berishën.

Kreu i ri i grupit parlamentar të PD-së u shpreh se Berisha duhet t’i hapë rrugën një lidershipi të ri dhe të heqë dorë nga të qenurit aktiv në vendimmarrje brenda selisë blu.

 

Blendi Fevziu: Cili është mendimi juaj konkret për Sali Berishën?

Gazment Bardhi: E kam thënë dhe besoj që nuk shtoj asgjë në këtë debatin publik. Unë mendoj që zoti Berisha ka dhënë shumë për Shqipërinë, por do duhet t’i hapë rrugën një lidershipi të ri në PD dhe do duhet të heqë dorë nga të qenurit aktiv në vendimmarrje brenda Partisë Demokratike. Edhe rezultati i zgjedhjeve edhe pse nuk kam dashur ta komentoj, tregon që qytetarët shqiptarë, por veçanërisht edhe demokratët duan diçka të re brenda Partisë Demokratike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close