LajmeSport

Barcelona insiston për Kalidou Koulibalyn

Te Barcelona janë të vendosur për ta transferuar Kalidou Koulibalyn në fund të këtij edicioni.

Bëhet e ditur se Koulibaly është zgjedhja e parë e Barcelonës për repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit spanjoll, pritet së shpejti t’i bëjnë ofertë zyrtare Napolit për lirimin e senegalezit. Barça beson se me një ofertë prej 50 milionë eurosh mund ta bind ekipin italian, në të cilin Koulibaly vlerësohet lart.

30-vjeçari këtë sezon në 25 paraqitje, ka shënuar edhe dy gola e ka bërë po aq asistime. Ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Napolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Genku.

Related Articles

Back to top button
Close
Close