LajmeMaqedoni

Banka Popullore i prezantoi projeksionet makroekonomike para bashkësisë ndërkombëtare

Projeksionet e Bankës Popullore për tempon e rimëkëmbjes të ekonomisë së Maqedonisë dhe për inflacionin janë shumë të afërta me projeksionet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian, ishte theksuar në mbledhjen që Banka Popullore dje e mbajti me përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe korrit diplomatik.

Projeksionet e Bankës Popullore janë rritja ekonomike për këtë vit prej 3,9 për qind, ndërsa FMN-ja dhe Komisioni Evropian parashikojnë rritje prej 4 për qind, ndërsa Banka Popullore prej 4,6 për qind. Në lidhje me inflacionin, për këtë vit, projeksionet e Bankës Popullore janë 3,1 për qind, që është identike edhe me projeksionin e FMN-së dhe ngjashëm me projeksionin e Komisionit Evropian prej 3,3 për qind, ndërsa Banka Botërore projekton mesatarisht inflacion më të ulët prej 2,4 për qind.

Mbledhja, siç kumtoi Banka Popullore, është mbajtur përmes videokonferencës, ndërsa në të morën pjesë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankës Botërore, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Kombeve të Bashkuara (KB), Programi për Zhvillim të KB-së (UNDP), Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) si dhe përfaqësitë diplomatike të Hungarisë. Çekisë, Ukrainës, Sllovakisë, Bullgarisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Kinës, Gjermanisë, Sllovenisë, Greqisë, Rumanisë, Zvicrës, Spanjës dhe Kosovës.

Në prezantim, guvernatorja Anita Angelovska Bezhoska ka potencuar se skenari makroekonomik dhe rreziqet rreth tij edhe këtë herë janë kushtëzuar para se gjithash nga ngjarjet e mëtutjeshme lidhur me krizën shëndetësore, prishjen e zinxhirëve global të furnizimit dhe prodhimtarisë dhe kriza aktuale energjetike.

Guvernatorja u kthye edhe në protjet për rritje të mëtutjeshme solide të kredisë dhe depozitave. Siç potencoi, pritet aktivitet kreditues i sektorit bankar, i cili do ta mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas projeksioneve, mbështetja kredituese këtë vit do të arrijë 7,1 për qind dhe gradualisht do të përshpejtohet duke arritur rreth 8 për qind në plan afatmesëm. Të ngjashme janë pritjet edhe për lëvizjen e depozitave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close