
Bana Zahiti, artistja e re shqiptare ka përfaqësuar Kosovën në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare në ESNS-in e Holandës.
E ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Bana tregoi më shumë rreth këtij festivali ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.
“ESNS është festival në Holandë, jo shumë i zakonshëm, pra është vendi ku e gjithë industria evropiane mblidhet, për të kuptuar se cila është e ardhmja e muzikës në Evropë”, bëri të ditur ajo në Klan Kosova.
Bana po ashtu shpjegoi se muzikën që e krijon tani po e bën më shumë në gjuhën shqipe, pasi siç tha ajo, më parë ka shkruar në gjuhën angleze.



