
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte përcolli punimet e kuvendit të nëndegës së fshatit Xhepçisht ku me shumicë votash ky kuvend zgjodhi Nadmir Idrizin si kryetar të ksaj nëndege, shkruan Top24
Nadmir Idrizi, veteriner i diplomuar, profesionist i përkushtuar që gëzon respekt në mesin e qytetarëve.
“Vazhduam sonte me kuvendin zgjedhor të nëndegës Xhepçisht.
Me mbështetje të plotë të strukturave dhe aktivistëve, për kryetar të nëndegës u zgjodh Nadmir Idrizi, veteriner i diplomuar, profesionist i përkushtuar që gëzon respekt në mesin e qytetarëve.
Xhepçishti gjithmonë ka qenë pjesë e rëndësishme e organizimit dhe forcës së Bashkimit Demokratik për Integrim. Me energji të reja, njerëz profesionistë dhe aktivistë të palodhur, vazhdojmë ta forcojmë organizimin tonë dhe ta ndërtojmë BDI-në e së ardhmes” shkruan Bajram Rexhepi.



