
Kandidati i AKI-t për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka njoftuar se gjatë ditës ka vizituar profesor Yllin dhe mësuesen Gjykshen, njofton Top24.
“Sonte vizituam shtëpinë e ngrohtë të profesor Yllit dhe mësueses Gjykshen.
Na pritën me dashuri e ngrohtësi, njësoj si në ditët e gjimnazit. Biseduam për Tetovën e djeshme e të sotme, dhe mora urime të sinqerta për rrugën që kemi përpara.
Mirënjohës pafund për mikpritjen!
“, shkruan Rexhepi.



